Pasi u gjet i fshehur në tualet - Zbulohet deklarata e Jozefin Markut: Jam për qejf këtu.. - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi u gjet i fshehur në tualet – Zbulohet deklarata e Jozefin Markut: Jam për qejf këtu..

    Insajderi
    05 September 2026 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme është shoqëruar në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

    Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.

    Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.

    Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë.

    Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:

    “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark