Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i pesëfishtë në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, VDES në vend një person, plagosen shtatë të tjerë (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i pesëfishtë në orët e para të mëngjesit
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku bëhet me dije se janë përfshirë pesë automjete. Ndërsa bëhet me dije se ka humbur jetën një 45-vjeçar i identifikuar si Hysen Balla dhe janë plagosur shtatë persona.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20, kur Hysen Balla thuhet se është përplasur me një kamion, çka i ka marrë atij jetën në vend. Po ashtu bëhet me dije se pas përplasjes së parë, në këtë aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me të cilat  udhëtonin shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e përfshirë në përplasjen e shumëfishtë, kanë mbetur të plagosur dhe thuhet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ndërsa bëhet me dije se shtetasja A. V., e cila ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Mirëpo “arratia” e saj ka marrë fund për pak minuta pasi raportohet se është ndaluar dhe shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.

Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese