Nisi procedura penale ndaj tij, reagon Jozi: Pamjet ku shihem duke rrahur Edin ishin aktrim - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nisi procedura penale ndaj tij, reagon Jozi: Pamjet ku shihem duke rrahur Edin ishin aktrim

    Insajderi
    04 September 2026 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jozefin Marku – Jozi ka thyer heshtjen pas publikimit të videove të përballjes me Edi Kuçin, në autostradën Tiranë-Durrës.

    Në një komunikim për Top Channel, Jozi ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë reale, duke u shprehur se e gjithë ngjarja ka qenë një shfaqje e inskenuar.

    “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar këngëtari.

    Nga ana tjetër, lidhur me lajmet e ditës së sotme për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj tij nga Prokuroria e Pejës, Jozi i ka cilësuar këto informacione si të pavërteta. “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka shtuar ai, duke mohuar çdo lloj përfshirjeje në ndonjë çështje ligjore aktuale në qytetin e Pejës.

    Ndërkaq, sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ndaj Jozit rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar “Insajderi”, po sot është intervistuar nga prokuroria edhe Edi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Po, mund ta konfirmoj se është intervistuar sot gjatë ditës”, deklaroi Nikçi për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark