Sulmi i Jozit ndaj Edit: Ky është zhvillimi i fundit i konfirmuar nga Prokuroria në Pejë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Sulmi i Jozit ndaj Edit: Ky është zhvillimi i fundit i konfirmuar nga Prokuroria në Pejë

    Insajderi
    04 September 2026 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozi, ka sulmuar fizikisht Edin, ish-konkurrentin e “Big Brother VIP Kosova”.

    Në momentin e sulmit nga Jozi dhe personat që e shoqëronin, Edi ndodhej i vetëm.

    Sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar “Insajderi”, po sot është intervistuar nga prokuroria edhe Edi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Po, mund ta konfirmoj se është intervistuar sot gjatë ditës”, deklaroi Nikçi për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark