E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Ilustrim · Vizion Plus

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patision në Athinë.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pak para orës 05:00. Dy persona, të cilët udhëtonin me një motor, iu afruan 55-vjeçarit dhe qëlluan në drejtim të tij.

Nga të shtënat, ai mbeti i plagosur në pjesën e poshtme të këmbëve. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

I plagosuri u transportua në spital ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja dhe një predhë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të sulmit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh