Vdes një person pasi u aksidentua me motorr në rrugën Elbasan-Cërrik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person pasi u aksidentua me motorr në rrugën Elbasan-Cërrik

    Insajderi
    05 September 2026 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksident me vdekje pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

    ​Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, shtetasi me iniciale M.K., 31 vjeç, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit. Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjetit në momentet kritike, raporton Top Channel.

    ​Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.

    Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda. Fatkeqësisht, goditja ka qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje, duke e bërë të pamundur çdo ndërhyrje nga ana e ekipeve të urgjencës mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark