Legjenda argjentinase nën hetim për pastrim parash për një kartel droge - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda argjentinase nën hetim për pastrim parash për një kartel droge

    Insajderi
    04 September 2026 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Brendshme argjentinase arrestoi javën e kaluar bosin e drogës Pablo Alvarez, i njohur si ‘Bebote’, i cili drejtonte një organizatë ndërkombëtare të trafikimit të drogës.

    Sergio Kun Aguero, një ish-sulmues i Atletico Madridit, Manchester Cityt, Barcelonës dhe ekipin kombëtar të Argjentinës, duket gjithashtu se ka qenë i përfshirë në rrjetin e krimit.

    Sipas portalit La Politica, emri i Agueros u gjet midis pronarëve të kompanive që i shërbenin kartelit për të pastruar paratë e fituara nga shitja e drogës.

    Aguero themeloi organizatën Kru Tickets, e cila shiste bileta për ngjarje esports. Të dhënat nga telefonat celularë të konfiskuar tregojnë se Aguero ishte në komunikim me anëtarët e kartelit, por ata dyshohet se e kanë imituar atë, kështu që është e mundur që ai të mos merrte pjesë me vetëdije në aktivitete kriminale.

    Ndryshe, Aguero është pensionuar nga futbolli që nga viti 2021. Ai fitoi pesë tituj të Ligës Premier me Manchester Cityn. Ai ka 101 ndeshje për Argjentinën, duke shënuar 41 gola.

    Bosi i drogës i lartpërmendur Bebote Alvarez ishte një udhëheqës tifozësh për klubin argjentinas Independiente, një klub për të cilin luante edhe Aguero.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    06 September 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark