"Bir shk*ne, Gjesti...", A u bë shkak kjo video që Jozi ta sulmojë Edin? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Bir shk*ne, Gjesti…”, A u bë shkak kjo video që Jozi ta sulmojë Edin?

    Insajderi
    04 September 2026 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasja e fundit mes Edi Kuçit dhe Joz Markut dyshohet se lidhet me një video të publikuar më herët nga Edi në TikTok, e cila rikthente në vëmendje një moment të Jozit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.

    Në atë kohë, Jozi kishte goditur me shuplakë Gjestin brenda shtëpisë së reality show-t. Edi tregoi se videon ia kishin dërguar shumë persona dhe vendosi ta publikonte duke reaguar ashpër ndaj Jozit. Krahas videos, ai e kishte shpërndarë atë duke përdorur edhe shprehjen “bir shk*ne”.

    Edi kishte sqaruar se qëllimi i publikimit të videos ishte të tregonte se Gjesti kishte dikë pas vetes dhe se nuk ishte i vetëm përballë situatave të tilla.

    Videoja dhe komentet e Edit i përkasin një periudhe më të hershme dhe nuk janë publikuar në momentin e përleshjes së fundit.

    Megjithatë, tashmë, pas një kohe, situata mes dyshes është përshkallëzuar. Joz Marku dyshohet se i ka zënë pritë Edit dhe e ka sulmuar, ndërsa pamjet e incidentit janë bërë publike në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta.

    Pas ngjarjes, Edi Kuçi është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti është duke u trajtuar edhe nga organet e drejtësisë.

    Nga ana tjetër, Jozi ka pretenduar se incidenti i filmuar nuk ka qenë real, por pjesë e një skene aktrimi, duke deklaruar: “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark