Zjarri në Himarë, arrestohet personi që dyshohet se i vuri flakën zonës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Himarë, arrestohet personi që dyshohet se i vuri flakën zonës

    Insajderi
    05 September 2026 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin në zonën e bypass-it të Vlorës, ku flakët përfshinë mbrëmjen e së premtes edhe lagjen nr. 1 në Himarë.

    Personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it. Sipas dyshimeve paraprake të autoriteteve, ai mund të ketë lidhje me vendosjen e flakëve, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

    Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Si pasojë, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark