Rasti i 53-milionëshit -Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm: Nuk kam asgjë për të shtuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i 53-milionëshit -Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm: Nuk kam asgjë për të shtuar

    Insajderi
    04 September 2026 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53-milionëshit”.

    Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po përballet me akuza që ndërlidhen me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel-Enka”, në kuadër të projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

    Gjatë seancës së sotme, Lekaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

    “Nuk kam asgjë për të shtuar”, është shprehur Lekaj para trupit gjykues, duke qëndruar në deklarimin e tij për pafajësi.

    Procesi gjyqësor për këtë rast po vazhdon me shqyrtimin e pretendimeve të prokurorisë dhe provave të paraqitura para gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark