Lajmet e fundit
Java e tretë e ligave të mëdha evropiane sjell shumë zhvillime.
Në La Liga, Real Madridi pësoi humbjen e parë, ndërsa Barcelona synon vazhdimësinë, transmeton KlanKosova.tv.
Në Premier Leauge, Manchester City regjistroi fitoren e tretë radhazi, e Liverpooli mori fitoren e parë, ndërsa ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat përfundoi 2-1.
Në Budensliga, Bayerni dhe Dortmundi mbeten favoritë, ndërsa në Seria A vjen dueli mes Juventus dhe Milanit, i cili përfundoi me barazim.
Gazetari i Klan Kosova, Kasim Gërbeshi, në emisionin “Ora Shtatë”, foli rreth këtyre ndeshjeve.
“Është herët me e parashiku fituesin e kampionateve evropiane, pasi në disa ka kaluar xhiroja e tretë, në disa xhiroja e katërt, por normalisht që fillimi i sezoneve doemos tregon edhe vendosmërinë dhe seriozitetin e klubeve që kanë. Normal që Barcelona dhe Real Madridi janë ekipet që gjithmonë e nisin furishëm sezonin, por ndonjëherë taktikat, apo vendimet që i merr trajneri i kushtojnë ekipit”, u shpreh Gërbeshi.
Nga ana tjetër, gazetari Mantho Prokopi, tha se Barcelona po tregohet më e fortë se Real Madridi.