
Fitorja e thellë e AfD-së në zgjedhjet lokale në Saksoni-Anhalt ka hapur një kapitull të ri politik në Gjermani dhe ka shtuar presionin mbi kancelarin Friedrich Merz.
AfD-ja doli bindshëm forca e parë, duke marrë rreth 44% të votave, ndërsa CDU-ja e Merz pësoi një rënie të fortë, duke u ndalur rreth 18%.
Rezultati përbën një goditje të rëndë për kristiandemokratët dhe shihet si një sinjal i fortë politik edhe për qeverinë federale.
Pas rezultatit, në Gjermani ka nisur debati mbi mënyrën se si mund të formohet qeveria e re në Saksoni-Anhalt.
AfD-ja nuk arriti shumicën absolute, ndaj për të marrë drejtimin e landit do t’i duhet të kërkojë mbështetje ose bashkëpunim nga parti të tjera.
Drejtuesit e saj kanë deklaruar se janë të gatshëm për bisedime, ndërsa CDU-ja vijon të përjashtojë një koalicion me AfD-në.
Rezultati ka pasoja edhe për kancelarin Merz.
Humbja e CDU-së shihet si një test i rëndësishëm për qeverisjen e tij, ndërsa brenda kampit konservator pritet të shtohen diskutimet për strategjinë ndaj AfD-së dhe për mënyrën se si duhet të përballet me rritjen e saj elektorale.
Kandidati i AfD-së, Ulrich Siegmund, e cilësoi rezultatin si një mesazh të drejtpërdrejtë për Berlinin. Ndërkohë, bashkëdrejtuesja e partisë, Alice Weidel, tha se forca që del e para ka të drejtën të kërkojë formimin e qeverisë.
Rezultati i Saksoni-Anhalt po shihet tashmë si një nga zhvillimet më të rëndësishme politike të vitit në Gjermani, pasi tregon forcimin e mëtejshëm të AfD-së dhe vendos nën presion jo vetëm CDU-në, por edhe vetë kancelarin Merz./Versus.al

