Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”.
Shtatori konsiderohet një nga muajt më të përshtatshëm për një udhëtim drejt Mesdheut.
Shqipëria është renditur mes tre destinacioneve mesdhetare të rekomanduara për pushime në plazh gjatë muajit shtator, së bashku me Maltën dhe Siçilinë, transmeton atsh, përcjell KosovaPress.
Në përzgjedhjen e publikuar nga “Inteligencia Viajera”, përveç Shqipërisë, renditen edhe Malta dhe Siçilia.
Media spanjolle thekson se këto destinacione ofrojnë alternativa për turistët, që kërkojnë plazhe, aventura në natyrë apo përvoja kulturore.
Përtej zonave bregdetare, vendi ofron një sërë atraksionesh natyrore, që u mundësojnë vizitorëve të zbulojnë një tjetër dimension të Shqipërisë.
Kombinimi i natyrës dhe kulturës e bën Shqipërinë, një alternativë të veçantë për turistët që kërkojnë një destinacion mesdhetar për pushimet e shtatorit.
Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin të udhëtojnë në shtator, periudhë që në sektorin e turizmit njihet si “sezoni i ndërmjetëm”.
Po ashtu, aktiviteti turistik vijon edhe pas përfundimit të gushtit dhe, në përgjithësi, çmimet mund të jenë më të ulëta krahasuar me periudhën e pikut të sezonit, duke e bërë shtatorin një muaj të përshtatshëm për të vizituar Shqipërinë dhe për të zgjatur pushimet verore.