Një shtetase e huaj kapet me substanca narkotike në Prishtinë, ishte duke shqetësuar qytetarët
Një shtetase e huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në qendër të Prishtinës, pasi ishte raportuar se po shkaktonte shqetësim te disa qytetarë.
Gjatë kontrollit policor, tek e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Posedim ilegal i substancave narkotike”.

