Sot nis seanca ndaj Fatmir Shehollit.
Seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit pritet të nisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzat për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Prokuroria pretendon se Sheholli kishte vepruar për shërbimin inteligjent serb BIA, duke mbledhur dhe përcjellë informacione për aktivitetet politike, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.
Aktakuza përfshin përgjime, komunikime telefonike, video, dokumente dhe dëshmi dëshmitarësh.
Për spiunazh, Kodi Penal parasheh së paku pesë vjet burgim, ndërsa për shantazh deri në dhjetë vjet, në varësi të rrethanave dhe vlerësimit të provave gjyqësore.