75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / G T

Veç tri xhiro, shkarkohet trajneri i parë në Serie-n A

Skuadra e Fiorentina ka larguar trajnerin, Fabio Grosso pas nisjes së dobët të sezonit të ri.

Fiorentina në tri ndeshjet e para ka pësuar humbje dhe kështu skuadra italiane ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin e tyre, shkruan Indeksonline

Grosso largohet menjëherë nga stoli, kurse vendin e tij pritet ta zë Paolo Vanoli.

Tri humbjet e para të Fiorentinas erdhën nga: Torino, Frosinone dhe Roma./Indeksonline/