75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / P M

Dyshohet se një burrë kreu sulm seksual ndaj një burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të sulmit seksual, i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj viktimës, po ashtu mashkull kosovar.

“SULM SEKSUAL/Prishtin/03.09.2026 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raport.