Zelensky: Lufta me Rusinë mund të vazhdojë edhe këtë dimër

7 Shtator 2026 | 09:07

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se lufta me Rusinë pritet të vazhdojë edhe gjatë dimrit, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vijojnë.

Deklarata e Zelenskyt erdhi pas takimeve në Kiev me të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët më herët zhvilluan bisedime edhe në Moskë.

Witkoff i cilësoi diskutimet në Kiev si “shumë domethënëse”, duke theksuar se Moska dhe Kievi duhet të bëjnë kompromise për të kapërcyer dallimet dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

“Do të duhet që të dyja palët të bëjnë kompromise dhe të reduktojnë dallimet. Ne besojmë se kemi elementët e nevojshëm për ta arritur këtë”, deklaroi Witkoff.

Ndërkohë, Zelensky mbajti një qëndrim më të kujdesshëm, duke theksuar se çështjet më të ndërlikuara, veçanërisht ato që lidhen me territoret, mund të zgjidhen vetëm përmes takimeve në nivel krerësh shtetesh.

Presidenti ukrainas ka kërkuar prej kohësh një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin, por Moska nuk ka pranuar deri tani të zhvillojë një negociatë të tillë.

Në bisedimet e zhvilluara në Kiev morën pjesë gjithashtu këshilltarë evropianë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Zelensky tha se Ukraina llogarit në mbështetjen e partnerëve evropianë nëse lufta vazhdon gjatë dimrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurodeputetët në rrugën e duhur për t’i dhënë fund nenit 7 kundër Hungarisë

Eurodeputetët janë në rrugën e duhur për t’i dhënë fund masës së hershme, e cila u prezantua për shkelje të dyshuara të vlerave të BE-së...
08:24 | 07/09/2026

Çfarë pritet nga fitorja e AfD, pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt?

Rezultati paraprak i zgjedhjeve tashmë është i qartë. AfD-ja ka marrë me 43,8 për qind të votave shumicën të fortë në Saksoni-Anhalt. Megjithatë, kjo nuk mjafton për shumicën absolute...
08:21 | 07/09/2026

Mitsotakis rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE

Greqia mbështet me rezerva anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në konferencën ndërkombëtare të Selanikut, kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për integrimin...
08:00 | 07/09/2026