Fury trondit botën e boksit: Dueli me Joshua-n? Ka frikë, dua sërish Usyk

Fury trondit botën e boksit: Dueli me Joshua-n? Ka frikë, dua sërish Usyk

09:11, 07/09/2026

Tyson Fury ka bërë një deklaratë të bujshme, duke pretenduar se përballja e shumëpritur me Anthony Joshua-n nuk do të zhvillohet. “Gypsy King” ka rikthyer gjithashtu në skenë rivalitetin me Oleksandr Usyk, duke e sfiduar ukrainasin për një trilogji.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fury sulmoi ashpër Joshua-n, ndërsa tha se tani po kërkon një kundërshtar të ri.

“Duket se AJ është trembur sërish. Pas 11 vitesh, më në fund është trembur përsëri”, deklaroi Fury, duke shtuar më pas: “Kjo më çon vetëm te një ndeshje me Oleksandr Usyk”.

Image

Fury iu drejtua drejtpërdrejt ukrainasit dhe i kërkoi një tjetër përballje: “Le ta bëjmë përsëri. Le të luftojmë në nëntor. Tani topi është në fushën tënde, Oleksandr. Do të luftosh me mua këtë vit, në 2026, apo po tërhiqesh? Më njofto, sepse tani po kërkoj një kundërshtar të ri”.

Përballja Fury-Joshua ishte parashikuar për 20 nëntor, ndërsa të dy boksierët raportohet se kishin firmosur kontratat. Megjithatë, mosmarrëveshjet për vendin e zhvillimit kanë kërcënuar organizimin e duelit. Joshua kërkon që ndeshja të zhvillohet në Britani, ndërsa Madison Square Garden në Nju Jork ishte shfaqur si një alternativë e preferuar.

Ndërkohë, Eddie Hearn ka insistuar se Joshua e dëshiron këtë duel dhe se negociatat për zhvillimin e tij në Londër janë rihapur.

Fury ka humbur të dyja përballjet e mëparshme me Usyk, ndaj një trilogji mes tyre do të ishte një tjetër superduel i madh në peshat e rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco