Futboll Sport

TRANSFERIM NË LIMITE/ Sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip në Itali

Silvio Merkaj është pranë largimit nga Sudtirol. Viçenza po mundohet të fitojë shërbimet e 28-vjeçarit në ditën e fundit të merkatos së verës.

Merkajt i ka mbetur edhe 1 vit kontratë. Sezonin e ka nisur mjaft mirë, duke qenë se më 30 gusht i shënoi Beneventos.

Viçenza kërkon të investojë pas ngjitjes në Serinë B. Dhe në limitet mbylljes së merkatos, Merkaj shikohet si opsioni i duhur për përforcimin e sulmit.

Gazetari Xhanluka Di Marcio e raporton këtë zhvillim. Kështu orët e ardhshme janë vendimtare.

Related posts

Kessie shënon gol ndaj Atalantas (VIDEO)

Sadik.Autor

ROMA TALLET ME INTERIN/ Tifozët zikaltër sulmojnë klubin: Nuk dini ti ktheni përgjigje

Isa.Autor

KOMBËTARJA NË SUEDI/ Ja si duket hoteli luksoz ku janë akomoduar kuqezinjtë në Gllasgou (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment