Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Gjermanisë për përfshirjen e Rusisë në incidentin me dron në aeroportin e Leipzigut.
Duke iu referuar dronit të gjetur pranë një avioni ukrainas në aeroportin Leipzig-Halle, Lavrov tha se autoritetet gjermane e cilësuan atë si rus pa kryer, sipas tij, një hetim të mjaftueshëm.
“Kjo është në thelb fillimi i një lufte të vërtetë”, deklaroi Lavrov, duke kritikuar njëkohësisht masat e Berlinit ndaj përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ruse në Gjermani.
Lavrov komentoi edhe deklaratat e kancelarit gjerman Friedrich Merz për forcimin e ushtrisë gjermane, duke pretenduar se Berlini po zbaton në praktikë planet për ta kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore ushtarake të Evropës.
“Ai në thelb po na shpall luftë. Dhe mësimet e historisë nuk janë nxjerrë fare”, u shpreh ministri rus.
Lavrov shkoi edhe më tej, duke deklaruar se “metastazat e nazizmit po fillojnë të dalin në sipërfaqe” dhe se udhëheqja ruse do të nxjerrë “përfundimet e duhura” nga zhvillimet.
Sipas autoriteteve gjermane, incidenti në aeroportin Leipzig-Halle ndodhi më 4 gusht, kur një dron i ngarkuar me eksploziv u gjet pranë një avioni ukrainas. Berlini e ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për përgjegjësi lidhur me tentativën e sulmit.
Në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve, Gjermania ka njoftuar gjithashtu mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Bon, ndërprerjen e marrëveshjes për funksionimin e Shtëpisë Ruse në Berlin dhe forcimin e kontrolleve të hyrjes për qytetarët rusë.
Çfarë është AfD-ja dhe pse po trondit politikën gjermane?
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 09:07 Zelensky: Lufta me Rusinë mund të vazhdojë edhe këtë dimër
- 08:52 Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset 55-vjeçari sa del nga banesa
- 08:41 Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
- 08:24 Eurodeputetët në rrugën e duhur për t’i dhënë fund nenit 7 kundër Hungarisë
- 08:21 Çfarë pritet nga fitorja e AfD, pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt?
- 08:00 Mitsotakis rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE