Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit në zonën e Hanit të Elezit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është evidentuar më 6 shtator, rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka vërejtur dy të dyshuar, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kosovar, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Hani i Elezit / 06.09.2026 – 17:45. Gjatë vëzhgimit në vijën kufitare policia ka vërejtur dy të dyshuar, një mashkull shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull kosovar të cilët dyshohet kanë hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.