Shqipëria Postuar më 1 Shtator 2026, 09:55

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të dobësohet duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79 lekë dhe është shitur me 80 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës këtë të martë pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 92 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë sot me 79.56 lekë dhe duke u shitur me 99 lekë në raport me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik është dobësuar duke mos bërë përjashtim nga valutat e tjera teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 107 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat