Vetura godet shtetasin e huaj në Prishtinë

09:10 | 7 Shtator 2026
H.E

Një këmbësor, shtetas i huaj, është lënduar pasi është goditur nga një automjet në rrugën “Epiri” në Prishtinë.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. Epiri, Prishtinë / 06.09.2026 – 13:50. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shtetas të huaj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale