“Skifterat” shqiptarë vjedhin shtëpinë e influenceres spanjolle, del video virale: Hajde ikim o burr
Influencerja e njohur spanjolle Rocio Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj, pasi dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e saj për ta grabitur.
Në pamjet e publikuara nga Rocio Osorno, dy autorët duket se komunikojnë në gjuhën shqipe.
Teksa ajo bërtet e tmerruar, dy “skifterët” dëgjohen duke komunikuar:
Ej..na këtë merre këtë
Ku ta çoj
Hajde të ikim o burr
Jena keq këtu…
Na q*ve nanën…
Ngjarja ndodhi teksa Osorno po regjistronte materiale për rrjetet sociale në katin e sipërm. Ajo vuri re se një dritare, e cila zakonisht qëndron e mbyllur, ishte hapur dhe kuptoi se në shtëpi kishte persona të tjerë.
“Jam në shok”, rrëfeu influencerja në rrjetet sociale, duke treguar se menjëherë nisi të bërtiste për të paralajmëruar familjarët.
Në ato momente mbërriti edhe ish-bashkëshorti i saj, deputeti i VOX, Jacobo Robatto. Familja telefonoi shërbimet e emergjencës në numrin 112, ndërsa në vendngjarje mbërritën shpejt patrullat e Gardës Civile, por autorët ishin larguar.
Osorno publikoi edhe pamjet e kamerës së sigurisë në dhomën e saj të veshjes, ku shihen dy grabitësit me kapuçë dhe llamba në kokë duke kërkuar sende me vlerë mes sirtarëve dhe bizhuterive.
Hetimet po zhvillohen nga autoritetet, ndërsa Osorno ka deklaruar se në zonë janë raportuar edhe raste të tjera të ngjashme.
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë
Zelensky: Lufta me Rusinë mund të vazhdojë edhe këtë dimër
Eurodeputetët në rrugën e duhur për t’i dhënë fund nenit 7 kundër Hungarisë
- 09:16 Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë
- 09:07 Zelensky: Lufta me Rusinë mund të vazhdojë edhe këtë dimër
- 08:52 Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset 55-vjeçari sa del nga banesa
- 08:41 Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
- 08:24 Eurodeputetët në rrugën e duhur për t’i dhënë fund nenit 7 kundër Hungarisë
- 08:21 Çfarë pritet nga fitorja e AfD, pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt?