Lajme

Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “atyre të gjashtë deputetëve”

09/07/2026 09:30
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke bërë thirrje për unitet dhe respektim të mendimit ndryshe, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se nuk dëshiron një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “atyre të gjashtë deputetëve”, duke theksuar se mospajtimi nuk duhet të shihet si armiqësi apo mungesë integriteti politik.

Kica-Xhelili u shpreh edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut, të cilin e cilësoi profesionist dhe me integritet, ndërsa kritikoi tejkalimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Ajo theksoi se marrëveshjet politike nuk duhet të shndërrohen në “amnisti politike” dhe se dallimet e saj me Albin Kurtin mbeten politike, institucionale dhe parimore.