Aplikacion
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas bluve, 45-vjeçari me iniciale H. B., është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.