Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit në zonën e Hanit të Elezit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është evidentuar më 6 shtator, rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare.
Policia ka vërejtur dy të dyshuar, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kosovar, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
"Hani i Elezit / 06.09.2026 – 17:45. Gjatë vëzhgimit në vijën kufitare policia ka vërejtur dy të dyshuar, një mashkull shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull kosovar të cilët dyshohet kanë hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt."