Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i mitur ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, ngjarja është regjistruar në Bellacerkë të Rahovecit mbrëmjen e së dielës. I mituri është gjetur i shtrirë dhe me plagë që dyshohet se janë shkaktuar me armë zjarri, brenda banesës së tij.
Pasi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Ndërkohë, në banesë është gjetur një armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia.
Autoritetet në Kosovë po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/