zoom

Lajme

Shitje rekord për Arsenalin, Martinelli i bashkohet Al Hilal

Shitje rekord për Arsenalin, Martinelli i bashkohet Al Hilal

Gabriel Martinelli iu është bashkuar Al Hilal në një shitje rekord prej 60 milionë paund për Arsenalin.

Marrëveshja, e cila është me një çmim fiks dhe përfshin një klauzolë shitjeje, tejkalon shumën prej 40 milionë paund që Arsenali i shiti Alex Oxlade-Chamberlain, Liverpoolit në verën e vitit 2017.

Martinelli iu bashkua Arsenalit kur ishte 18-vjeç nga klubi brazilian Ituano, që do të thotë se shitja e tij regjistrohet si fitim i pastër në librat kontabël.

Transferimi i Martinellit në Arabinë Saudite vjen pasi ai kishte refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me 
Galatasarayn në fillim të kësaj vere.

Skuadra turke kishte bërë një ofertë prej rreth 38.9 £ për Martinellin, por ai nuk ishte i etur për një transferim në Turqi në këtë fazë.

Largimi i 25-vjeçarit nga Al Hilal i çon paratë e Arsenalit të fituara nga shitjet e lojtarëve këtë verë në mbi 120 milionë paund.