75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / KV

Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit/ I akuzuari futet në sallë me duar të lidhura dhe duke buzëqeshur (Video)

Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sheholli është sjellë në sallën e gjyqit me duar të lidhura, ndërsa gjatë hyrjes është parë duke buzëqeshur, transmeton IndeksOnline.

Në seancë është i pranishëm edhe Nenad Rashiqm në cilësinë e dëshmitarit.

Gjatë seancës pritet të procedohet me hapat fillestarë gjyqësorë lidhur me aktakuzën ndaj Shehollit./IndeksOnline/