zoom

Aktualitet

Vapa “përvëlon” vendin, 5 qarqe në rrezik të lartë gjatë dy ditëve

Vapa “përvëlon” vendin, 5 qarqe në rrezik të lartë gjatë dy ditëve

Vapa vijon të mbajë nën vendin, ndërsa temperaturat e larta kanë rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve në disa qarqe të vendit. Për pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme, pesë qarqe klasifikohen me nivel të lartë rreziku, ndërsa në gjashtë të tjera rreziku mbetet i moderuar.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier do të jenë në nivelin më të lartë të rrezikut për përhapjen e zjarreve.

Situata pritet të jetë edhe më e favorshme për përhapjen e flakëve gjatë ditës së nesërme, për shkak të kushteve meteorologjike dhe temperaturave të larta.

Përveç pesë qarqeve me rrezik të lartë, parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave evidenton edhe gjashtë qarqe të tjera ku rreziku për zjarret klasifikohet si i moderuar.

Bëhet fjalë për Kukësin, Dibrën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën.

Ndërkohë, Korça është qarku i vetëm ku parashikohet një nivel i ulët rreziku për përhapjen e zjarreve.

Sa i përket motit, temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Gjatë ditës së nesërme, vlerat minimale dhe maksimale pritet të luhaten:

  • 22°C deri në 35°C në zonat bregdetare;
  • 20°C deri në 36°C në zonat e ulëta;
  • 14°C deri në 29°C në zonat malore.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme./ Zoom.al

Postime të lidhura