zoom

Aktualitet

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 3 shtator, në Portin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, pas njoftimit drejt portit u nisën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se flakët kanë nisur nga një bombulë e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet gjatë procesit të punës dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Situata është neutralizuar falë ndërhyrjes të strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, dispeçerisë dhe punonjësve të shërbimeve portuale.

Pas ndërhyrjes, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera.

Postime të lidhura