Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Largim i papritur nga klubi shqiptar, sulmuesi 350 mijë eurosh transferohet në Turqi! Rival me Rey Manajn dhe Taulant Seferin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim i papritur nga klubi shqiptar, sulmuesi 350 mijë eurosh
Taulant Seferi, Rey Manaj dhe Elvir Gashijan

Përmes njoftimit në rrjetet sociale, klubi i Llapit ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit të krahut, Elvir Gashijan. 20-vjeçari, me vlerë 350 mijë euro sipas “Transfermarkt”, është bashkuar me Bodrum FK, Liga e Parë në Turqi.

Në këtë ligë bëjnë pjesë edhe dy sulmuesit e Kombëtares. Sipas “Transfermarkt”, Llapi ka siguruar nga kjo lëvizje 150 mijë euro.

“KF Llapi dhe Bodrum FK kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Elvir Gashijani, me klubin tonë që ka përfituar financiarisht nga ky transferim dhe ka ruajtur përqindje në kartonin e tij.

Faleminderit për gjithçka, Elvir, dhe shumë suksese në kapitullin e ri”, shkruan klubi nga Superliga e Kosovës.

   

Poll

Lexo gjithashtu