zoom

Aktualitet

Plagosja në Korçë, zbardhen emrat. Kush janë i plagosuri dhe autori

Plagosja në Korçë, zbardhen emrat. Kush janë i plagosuri dhe autori

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të enjte në Korçë, ndërsa policia ka identifikuar personat e përfshirë në ngjarje.

I plagosuri është identifikuar si Dhimitër Shaka, i cili pas incidentit është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave të bëra publike, Shaka ka marrë një plumb në këmbë. Për pasojë, gjendja e tij shëndetësore raportohet e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me plagosjen, policia është vënë në kërkim të Nikolin Tarushës, i cili dyshohet si autori i ngjarjes.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura të tjera rrethana mbi konfliktin që parapriu të shtënat, ndërsa vijojnë veprimet për lokalizimin e personit të dyshuar./ Zoom.al

Postime të lidhura