Lajmet e fundit

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion mallrash i doli nga pista dhe u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën.
Fluturimi 7598, i nisur nga San Juan i Porto Rikos, doli nga pista dhe goditi disa automjete përreth.
Pesë persona të tjerë janë lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike, transmeton Klankosova.tv.
Sipas autoriteteve, piloti dhe bashkëpiloti mbetën të bllokuar brenda avionit, ndërsa edhe dy persona u bllokuan në automjetet e godituramm, raporton Daily Mail.
Në vendngjarje u angazhuan mbi 60 njësi të shpëtimit dhe rreth 200 pjesëtarë të ekipeve emergjente. Autoritetet vijuan punën edhe për një rrjedhje karburanti nga avioni.
Bëhet fjalë për një Boeing 767-300, rreth 32-vjeçar, i operuar nga kompania e mallrave 21 Air në emër të Amazon.
Pas aksidentit, aeroporti pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet, ndërsa më vonë dy nga katër pistat u rihapën.