‘Kreu i PD, njeriu më pro amerikan’/ Diplomati Berisha: Sanksionimi për të shkatërruar pluralizmin shqiptar

09:23, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për diplomatin Mal Berisha, lideri demokrat, Sali Berisha është një nga politikanët më pro-amerikanë në historinë e pluralizmit shqiptar, ndërsa shtoi se shpallja e tij 'non-grata' nuk reflekton vullnetin e vërtetë të institucioneve të shtetit amerikan, por është një vendim i nxitur nga lobingje të korruptuara.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, diplomati Beritha se vendimi kundër Berishës ka ardhur si pasojë e ndikimit të disa segmenteve të caktuara në administratën aktuale amerikane, me qëllim goditjen dhe shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

Diplomati shprehu optimizëm se me ndryshimet e ardhshme në administratën amerikane, veçanërisht me marrjen e detyrës nga presidenti Donald Trump dhe ardhjen e një ambasadori të ri në Tiranë, marrëdhëniet do të normalizohen dhe e vërteta do të dalë në dritë, duke i dhënë fund bojkotit institucional dhe persekutimt politik ndaj opozitës shqiptare.

Nëse në listën e njerëzve të shqiptarëve do të vendosim në krye njeriun që e ka dashur dhe e do më shumë Amerikën, unë do ta vendosja jo sipas alfabetit, por do filloja me shkronjën S, me Sali Berisha. Cila është arsyeja? Sepse është njeriu i cili ka pasur më shumë kontakte me krerët e shtetit amerikan që në fillimet e demokracisë. Është njeriu i cili ka pasur fatin, privilegjin dhe nderin e madh që të hyjë në Zyrën Ovale me presidentë të ndryshëm.

Të presë për herë të parë në historinë e Shqipërisë një president në zyrë, siç ishte George Bushi, dhe të marrë dy premtime të mëdhaja që kanë rëndësi të madhe për kombin: që është NATO (me të cilën tani ata që janë në pushtet mburren, por në atë kohë ftonin natë, jo NATO), të merrte premtimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e plot e plot të tjera. Pra, si mund t'i thuash anti-amerikan Sali Berishës, kur mijëra shqiptarë që ishin vendosur në Amerikë para viteve 90 për shkak të largimit të tyre nga Shqipëria dhe persekutimit të paimagjinueshëm të familjeve të tyre atje, ju hapi derën të kthehen në atdhe.

T'i thuash atij anti-amerikan, por ka dhe një gjë tjetër, e para, Amerika nuk blihet, por principet e amerikanëve janë ato të cilat edhe në qoftë se një herë gabohet, do të kthehen përsëri në vendin e duhur. E dyta, doktor Berisha nuk është sanksionuar nga thesari i shtetit dhe as nga organizmat amerikane, të cilat kur të vendosin një herë damkën e njeriut anti-amerikan dhe të korruptuar, nuk kthehen më aty ku kthyen për doktor Berishën.

Ka pasur një lobim nga grupet më të korruptuara të shtetit amerikan, ose më mirë me thënë të administratës, të cilët kanë pasur fatin të ngjiten në majat e kësaj administrate, të cilët ndoshta janë blerë, unë them vetëm ndoshta, por të gjitha rrugët të çojnë në Romë, për të kuptuar që ai ishte një sanksionim i cili kishte për qëllim shkatërrimin e pluralizmit shqiptar. Duke parë tek doktori shtyllën kryesore të asaj që force politike që rrëzoi komunizmin. Unë përplasem me të gjitha ato ngjarje të cilat nuk janë subjekt i këtij emisioni.

Përsëri pashë që njeriu i cili do ta ndërpriste procesin e manipulimit të votave, të korrupsionit galopant, të përfshirjes së të gjithë administratës ose një pjese të madhe të administratës së lartë të shtetit në vjedhjet e buxhetit të shtetit. Dhe ato paratë e atij buxhetit të shtetit tonë të lodhur të përdoreshin pikërisht për lobime të cilat mund të merrnin dhe vendime të tilla, Berisha u bë viktimë e një kategorie të tillë njerëzish të cilët bliheshin.

Dhe unë mendoj që ato paratë e inceneratorëve, të pensioneve të munguara, të rrugëve të dhjetëfishuara në çmime, e sa e sa gjëra të tjera, janë pikërisht... fluturimeve të paimagjinueshme as për sheikët e Arabisë Saudite, për kolapsin e albkontrollit e të sa e sa kompanive të tjera shqiptare, të shpopullimit të Shqipërisë në fakt, ishin një realizim... ishin ato që mbështesnin pikërisht kategorinë të cilët patën në dorë të lëshojnë një letër ku thonin Berisha 'non-grata'.

 Por shteti amerikan është shteti i principeve. Nuk është shteti i disa njerëzve të cilët mund të blihen ose të shiten. Dhe një gjë e tillë, një gabim i tillë kaq i madh, ndaj një njeriu që siç përmenda në fillim ishte njeriu më pro-amerikan, u korrigjua dhe ajo që përmendi dhe zoti Gjikuria dhe unë e përjetova këto dy tre ditë këtu, ishte që në sytë e shqiptarëve u lexua një gëzim shumë i madh, sepse njeriu i cili udhëzoi në fillim të proceseve demokratike të thoshte që Amerika është aleati jonë më i madh dhe vazhdoi deri mbrapa kur ka mbaruar fjalimin e fundit, të shikonin tek ai pikërisht personifikimin e njeriut që ka patur, ka dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen dhe besimin e madh tek shteti i madh amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco