Piloti britanik, Ollie Millroy, i ka shpëtuar një aksidenti horror në garat China GT, në pistën e Shangait, falë ndërhyrjes së menjëhershme të rivalit të tij, Loek Hartog.
36-vjeçari po garonte me Ferrari kur dy makina u aksidentuan duke u përplasur me automjetin e tij. Ferrari i Millroy shpërtheu menjëherë në flakë, duke e lënë pilotin të bllokuar brenda.
Në ato momente, holandezi 23-vjeçar, Hartog, ndaloi makinën e tij dhe vrapoi drejt Ferrarit që digjej. Fillimisht tentoi të nxirrte Millroy-n, por kur nuk mundi të arrinte tek ai, mori një fikëse zjarri dhe nisi të luftonte me flakët, ndërsa rrezikonte edhe jetën e tij. Pak më vonë mbërritën edhe punonjësit e pistës dhe së bashku arritën ta nxirrnin pilotin nga makina.
Millroy pësoi dëmtime të shumta, mes tyre pesë brinjë të thyera, klavikulën, dorën dhe gishtin, si dhe një dëmtim në mushkëri. Më vonë u konstatua edhe një brinjë tjetër e thyer dhe një kolaps i pjesshëm i mushkërisë. Ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pritet të qëndrojë disa javë në Kinë për rikuperim.
Dutch racer Loek Hartog stopped his Porsche mid-race, grabbed a fire extinguisher and pulled British driver Ollie Millroy from his burning Ferrari during a China GT race in Shanghai. Millroy survived with five broken ribs, a fractured collarbone and a bruised lung.
by
u/More-Put-8790 in
ThatsInsane
“Jam ende gjallë sonte vetëm falë një njeriu. Loek ndaloi menjëherë, pa pasur në atë moment zjarrfikës pranë, duke rrezikuar jetën e tij për të më nxjerrë nga makina”, shkroi Millroy.
Ndërsa Hartog e minimizoi veprimin e tij, duke thënë se nuk kishte pasur asnjë moment dyshimi kur pa makinën të përfshihej nga flakët.
“Besova se piloti mund të mos ishte në gjendje të dilte vetë. Ishte e frikshme, por nuk kishte asnjë vendim për të marrë”, deklaroi ai.
Millroy e cilësoi rivalin e tij si një “superhero” dhe tha se një ditë do t’ua tregojë këtë histori edhe tre fëmijëve të tij.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: