Nenad Rashiq dëshmon i pari në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit
Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”, transmeton IndeksOnline.
Dëshmitari i parë në këtë seancë është Nenad Rashiq, i cili është paraqitur në sallën e gjykimit për të dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Shehollit.
Sheholli është i pranishëm në sallë, ndërsa seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të parë dhe procedurat e tjera gjyqësore./IndeksOnline/

