75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / G T

Pavarësisht që i mposhti, Mikel Arteta thotë se Chelsea është kandidat për titull!

Skuadra e Chelseat mbrëmë pësoi humbje ndaj Arsenalit me rezultatin 2:1 në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.

Trajneri i “topçinjëve”, Mikel Arteta pas ndeshjes tha se skuadra e Blutë të Londrës ka potencial për të lufutuar për titullin kampion këtë sezon, shkruan Indeksonline

“Unë besoj se Chelsea mund të fitojë Premier Leaguen këtë sezon. E njoh mirë Xabi Alonson, klubin, ata kanë kualitet në skuadër. Kanë të gjitha elementet që u duhen për të qenë në krye”, u shpreh Arteta

Kujtojmë që Arsenali dje ia shkaktoi humbjen e parë Xabi Alonsos nën drejtimin e Chelseat./Indeksonline/