Albulena Haxhiu, ka kujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990, raporton GazetaBlic.
Haxhiu theksoi se Kushtetuta u miratua në rrethana të rënda represioni nga Serbia dhe përbënte vazhdim të vullnetit politik të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë.
Ajo vlerësoi guximin e delegatëve dhe punën e juristëve që hartuan aktin kushtetues, duke e cilësuar atë si dëshmi se Kosova, edhe nën represion, kishte vullnetin dhe kapacitetin për të ndërtuar rendin e saj kushtetues.


