Një çantë e dyshimtë ka shkaktuar alarm mëngjesi ne sotëm, në godinën e Ministrisë së Jashtme.
Raportohet se çanta është konstatuar në rrugën përballë godinës së ministrisë., duke alarmuar policinë. Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm. Pas kontrollit, është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte rrezik.
Pavarësisht rezultatit, autoritetet kanë zbatuar protokollin e sigurisë dhe kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e situatës.
Kujtojmë se pak javë më parë, institucionet tona u kërcënuan me një e-mail që pretendodnte se në godinat e disa institucioneve shtetërore ishin vendosur bomba që do të shpërthenin. Pas verifikimeve, këto kërcënime rezultuan të rreme, megjithatë puna u ndërpre për disa mometne, teksa ukryen verifikimet e nevojshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/