Rusët po mbajnë 700 ushtarë ukrainas të burgosur dhe më shumë se 1000 civilë
Forcat ruse po mbajnë robër rreth 700 ushtarë ukrainas, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministrin e Ukrainës.
Irina Vereshchuk tha: "Sa i përket ushtrisë, ne kemi, në parim, barazi të përafërt: Ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër." Ajo tha gjithashtu se ushtarët rusë morën më shumë se 1000 civilë – gjysma e të cilëve ishin gra.
"Ne nuk do të shkelim Konventat e Gjenevës"
"Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë në robëri. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra", shtoi ajo.
"Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në palën ukrainase". /Nacionale/