Ambasadori i BE-së Schuebel takon Sveçlën dhe drejtorin e Policisë: Diskutuam për sigurinë e të gjitha komuniteteve - Gazeta Express
string(114) "ambasadori-i-be-se-schuebel-takon-sveclen-dhe-drejtorin-e-policise-diskutuam-per-sigurine-e-te-gjitha-komuniteteve"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:56

Ambasadori i BE-së Schuebel takon Sveçlën dhe drejtorin e Policisë: Diskutuam për sigurinë e të gjitha komuniteteve

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:56

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.

“Duke vazhduar takimet e tij me autoritetet e Kosovës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha”.

“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje,” tha Schuebel. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕