Kasami i hap derën Selës, por LSH e mbyll: “Nuk tregtojmë të drejtat e shqiptarëve për pushtet” - Gazeta Express
string(91) "kasami-i-hap-deren-seles-por-lsh-e-mbyll-nuk-tregtojme-te-drejtat-e-shqiptareve-per-pushtet"

Maqedoni

Gazeta Express

07/09/2026 10:00

Kasami i hap derën Selës, por LSH e mbyll: “Nuk tregtojmë të drejtat e shqiptarëve për pushtet”

Maqedoni

Gazeta Express

07/09/2026 10:00

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka lënë të hapur mundësinë që Zijadin Sela dhe Lidhja Shqiptare të bëhen pjesë e qeverisë, por jo e koalicionit VLEN.

Kasami tha se qeveria mund të zgjerohet dhe se bisedimet janë të hapura me të gjithë ata që pranojnë programin qeveritar.

Por përgjigjja nga Lidhja Shqiptare ishte e menjëhershme dhe e prerë. Nga partia e Selës deklaruan se nuk e shohin veten pjesë të një pushteti që, sipas tyre, “tregton të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”.

Debati për një afrim të mundshëm të Selës me qeverinë u rikthye pas takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕