Haradinaj përkujton 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Mirënjohje e përjetshme për delegatët - Gazeta Express
string(96) "haradinaj-perkujton-36-vjetorin-e-kushtetutes-se-kacanikut-mirenjohje-e-perjetshme-per-delegatet"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:48

Haradinaj përkujton 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Mirënjohje e përjetshme për delegatët

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:48

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, 36 vjet më parë, duke e cilësuar atë si aktin që e ndau Kosovën nga Serbia dhe Jugosllavia e atëhershme.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për delegatët e asaj kohe, të cilët, sipas tij, në rrethana të vështira, me guxim dhe vizion përfaqësuan aspiratën e popullit shqiptar për liri dhe vendosën themelet e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës.

“Para 36 vjet, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, si akti që e ndau Kosovën prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Me nderimin më të lartë kujtojmë delegatët e asaj kohe, të cilët në rrethana të vështira, me guxim dhe vizion, përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe vendosën themelet e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje e përjetshme për kontributin e tyre të pamohueshëm”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement