“Zjarri i Lirisë” sonte ndizet në Zonën Operative të Pashtrikut - Gazeta Express
string(60) "zjarri-i-lirise-sonte-ndizetne-zonen-operative-te-pashtrikut"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:38

“Zjarri i Lirisë” sonte ndizet në Zonën Operative të Pashtrikut

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 10:38

Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se sonte do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Liria ka emër” ka njoftuar se sonte do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut.

Ky aktivitet do të mbahet nga ora 19:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

“Sonte, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

Pas Likocit, Gllogjanit e Zonës Operative të Llapit, “Zjarri i Lirisë” do të vazhdojë të ndizet edhe në zona tjera në Kosovë.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në një vend me simbolikë të veçantë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕