E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit

Ilustrim · Vizion Plus

Alphadjo Cisse po shndërrohet në një nga surprizat më të mëdha të fillimit të sezonit te AC Milan.

Sulmuesi 19-vjeçar shënoi sërish, këtë herë ndaj Juventusit, duke vazhduar një seri paraqitjesh që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen në ” Serinë A”.

Cisse u fut nga stoli dhe në minutën e 69-të realizoi golin që i dha Milanit avantazhin në Torino, pas një aksioni të nisur nga Samuel Chukwueze.

Edhe pse Juventus arriti të barazojë në minutat shtesë përmes Federico Gattit, paraqitja e Cisse ishte një tjetër sinjal i fortë për potencialin e tij.

Por shpërthimi i tij nuk është rastësi. Cisse iu bashkua Milanit nga Verona në shkurt të vitit 2026 dhe u la menjëherë në huazim te Catanzaro për pjesën e mbetur të sezonit.

Fillimisht ekzistonte mundësia që 19-vjeçari të largohej sërish në huazim, por Ruben Amorim vendosi ta mbante pranë skuadrës pas asaj që pa gjatë fazës përgatitore.

Nga ajo që shihet aktualisht, vendimi i trajnerit portugez po rezulton i goditur.

Cisse shënoi edhe në debutimin e tij në “Serinë A” kundër Torinos, ndërsa gjatë fazës përgatitore gjeti rrjetën edhe ndaj Manchester United. Tani, në vetëm pak javë, emri i tij është kthyer në një nga temat më interesante rreth Milanit të ri të Amorimit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh