Lajme

Dy kandidatë për dy pozita të lira për prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, sot intervistimi

09/07/2026 10:04
nga:Genita C

Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, ka bërë të ditur se për dy pozita që Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka shpallur për avacim në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë aplikuar dy kandidatë.

Sipas njoftimit dy kandidatët janë:

Veton Shabani- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, si dhe;

Ersan Qavolli- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas njoftimit, intervistimi i kandidatëve bëhet sot më 7 shtator 2026 në sesionin e pasditës.

Komisioni ka ftuar të interesuarit për monitorim të procesit, andaj Instituti i Kosovës për Drejtësi i është përgjigjur pozitivisht ftesës.

Komisioni për Transferim dhe Avacim ka këtë përbërje: Zejnullah Gashi- kryesues i Komisionit, Elza Bajrami-Kastrati dhe Visar Krasniqi- anëtarë, Arlinda Muqa, Milot Krasniqi dhe Bahri Hyseni- anëtarë rezervë. /BetimipëDrejtësi