Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me përkujtimin e Kushtetutës së Kaçanikut, raporton GazetaBlic.
Ajo e ka cilësuar si hipokrizi përkujtimin e këtij akti historik, ndërsa akuzoi VV-në se po e mban vendin në krizë duke shpërfillur, sipas saj, Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin”, ka shkruar Deliu.


